Policia ka arrestuar një 37 vjeçar nga Bardhaj i Shkodrës, pasi synonte të trafikonte për qëllime prostitucioni bashkëjetuesen e tij si edhe vajzën e saj të mitur.
Pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, 37 vjeçari ishte bërë gati ta trafikonte atë bashkë me vajzën e saj. Madje u kishte marrë atyre edhe pasaportat biometrike duke iu kërkuar që të bënin siç kërkonte ai.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin.
Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij nga Shkodra.
