Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 12:12

Futbolli në zi: Ndahet nga jeta legjenda e Interit

Është ndarë nga jeta ditën e sotme legjenda e Interit, ish-futbollisti i famshëm Mario Korso. Legjenda është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare bëjnë të ditur mediat e huaja. 

“Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen e Interit.

Ish-anësori i majtë i Interit luajti për 16 vite duke zhvilluar në total 509 ndeshje. 

Korso mori nofkën “Këmba e majtë e Zotit” për fuqinë dhe saktësinë e goditjeve me këmbën e majtë.