Ylli i Hollivudit, aktorja Angelina Jolie më në fund ka thyer heshtjen lidhur me divorcin e saj nga Brad Pitt. Në një intervistë për revistën "British Vogue", Angelina ka treguar për herë të parë arsyen e ndarjes nga aktori.

Aktorja 45-vjeçare u shpreh se vendimi i ndarjes erdhi për të mirën e familjes, pra fëmijëve të saj.

"Unë u ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem vetëm tek ata. Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë dëgjuar vetëm gënjeshtra, por unë u kujtoj atyre se ata e dinë të gjithë të vërtetën. Në fakt ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë", tha Jolie.

Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve, Moddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 12 dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne.




