Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ 53 raste të reja sot, qyteti ku po bëhet kërdia me 26 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 320 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 53 persona me Covid-19, kryesisht raste të reja dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve mbetet Tirana ku 24 orët e fundit janë shënuar 26 raste të reja. Rastet e tjera janë 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, 2 Kukës dhe Lezhë, 1 në Durrës, 1 në Përmet. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1126.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një paciente 70-vjeçare nga Durrësi. 70-vjeçarja e prekur me Covid-19 vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 63 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.

Në vendin tonë janë 722 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.