Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 11:11

Do të rikthehemi në karantinë? Brataj i prerë: Nëse arrijmë këtë numër...

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në "Opinion" në TV Klan u shpreh se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë javëve të fundit, është si rezultat i lehtësimit të masave.

Megjithatë Brataj deklaroi se për momentin, karantina është një opsion që nuk diskutohet mes ekspertëve, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë rimbyllje në kushtet ku jemi. Karantina do të rikthehej, vetëm nëse numri do të kalonte 400 të shtruar në spital.

|Nuk mendohet që të bëjmë karantinë. Skenari i karantinës është në qoftë se numri i pacientëve arrin aq shumë në spital sa i saturon të gjitha burimet që kemi në dispozicion që nuk mendojmë se do të arrijë deri aty”, tha Brataj.

Sipas Bratajt, fasha më në rrezik është mosha e thyer, prandaj ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.