Çiljeta dhe Alban Hoxha ishin ditën e djeshme në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ata do të bëhen prindër për herë të parë. "Panoramasport.al" shkruante se Çiljeta është në pritje të ëmbël, në muajin e parë të shtatzënisë dhe gjithçka po shkon mjaft mirë.

Sot Çiljeta ka folur për herë të parë për shtatzëninë, në një prononcim për "Revistawho.com", ku shprehet se çifti ende s'ka mbërritur tek goli.

"Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur", tha Çiljeta, e cila aktualisht po punon për një projekt të ri muzikor.




