Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 14:02

Infektohen nga koronavirusi dy vëllezërit, Edmond dhe Robert Budina

Dy prej aktivistëve kryesor të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi. Burime të “Panorama.al” konfirmuan se Edmond Budina dhe vëllai i tij, Robert Budina kanë dal pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Të kontaktuar nga Gazeta “Panorama”, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin nuk janë përgjigjur.

Robert Budina mësohet se ka munguar ditët e fundit në aktivitetet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve se: “Nuk do vij se jam sëmurë”.

Pas shembjes së godinës së Teatrit, vëllezërit Budina kanë qenë shumë aktiv në protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në qarqe të ndryshme të vendit.

Ende nuk behet e qartë se si dy vëllezërit Budina janë infektuar nga COVID-19.