Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 16:04

Burri i kuzhinieres rezultoi me koronavirus, mbyllet çerdhja në Vlorë

Për shkak të situatës me koronavirusin një tjetër çerdhe është mbyllur në vendin tonë.

"News24" dhe "BalkanWeb" mëson se bashkëshorti i kuzhinieres së një çerdhe në qytetin e Vlorës ka rezultuar me Covid-19, duke çuar kështu në mbylljen e këtij institucioni.

Pak ditë më parë u mbyll edhe një çerdhe në Tiranë pasi një edukatore rezultoi me Covid-19. Ndërkohë sot në Laprakë një tjetër edukatore rezultoi me virusin vdekjeprurës.