Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka treguar se familja e saj është shtuar me një pjesëtare të re. Ajo ka marrë një mace të cilës i kanë vendosur emrin Ashka.

Arbana ka publikuar në Instastory një foto të vogëlushit të saj, Jonit duke përkëdhelur macen. "Pjesëtar i i ri në familje", ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Kujtojmë se Arbana është në pritje të ëmbël. Së shpejti ajo dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër.





