Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 23:11

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Pipero: Kemi më pak të shtruar në spital se në valën e parë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Provokacija". Gjatë intervistës ai foli në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në spital. Pipero u shpreh se ndonëse kemi një rritje të rasteve të reja, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor është më i ulët se në fazën e parë.

“Rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë janë më shumë seç prisnim, por nëse do e krahasojmë me periudhën e parë kemi më pak të shtruar se se në valën e parë. Virusi tashmë është më pak i rrezikshëm, është më pak virulent, koha e ekspozimit është më e gjatë dhe rreziku vijon të jetë i njëjtë për të sëmurët me Covid 19. Nëse në fillim të epidemisë rastet asimtomatik mes të rinjve ishin me shumicë, tashmë i kemi dhe të shtruar në spital, asnjë person nuk është i përjashtuar nga mundësia për tu sëmurë, por të sëmurët kronikë janë të rrezikuar. Të shtruarit e ditëve të fundit janë me shenja të rënda klinike në qoftë se deri më sot qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, qytetarët të paktën nga nesër të vijojnë me mbajtjen e maskave, me distanca me higjenën e duarve, nëse qytetarët e respektojnë një gjë të tillë ne do të kemi një rënia të numrit të rasteve të reja. Në rast se nga nesër qytetarët e dëgjojnë Pëllumbin dhe respektojnë masat mbrojtëse do të kemi një numër të vogël të rasteve”, tha mjeku.

Burimi: "Abc News"