Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin "Provokacija". Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen sa më të kujdesshëm, pasi virusi ende nuk ka ikur.
Pipero u shpreh se mjediset më të rrezikuara për përhapjen e Koronavirusit janë padyshim restorantet, supermarketet dhe baret.
“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, tha ai.
