Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 18:06

U tha se është infektuar nga Koronavirusi, Robert Budina flet për gjendjen e tij shëndetësore

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se dy prej aktivistëve kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë rezultuar të infektuar nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për vëllezërit Robert dhe Edmond Budina.

Së fundmi Roberti ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut, një foto krah bashkëshortes dhe djalit. Ai ka bërë të ditur se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre.

Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, ka shkruar Budina.