Reperi i njohur Ledri Vula është prej vitesh në një lidhje me bukuroshen Sara Hoxha. Megjithatë ai vendosi ta deklaronte publikisht vetëm në Prill të këtij viti.

Që nga ai moment dyshja nuk i kanë kursyer postimet në rrjetet sociale. Sot Sara feston ditëlindjen dhe Ledri i ka bërë dedikimin më të ëmbël.

Ai ka publikuar një foto me Sarën, duke vrapuar përgjatë bregut të detit dhe i ka dedikuar fjalë e këngës "Trëndafil i zi". “E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar reperi krahas fotos.




