Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 15:03

Luante me fëmijët e lagjes, 48-vjeçari e kishte komshie 5-vjeçaren, del ekspertiza mjeko-ligjore

Policia njoftoi sot se një 48-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një vajzë 5-vjeçare. Ngjarjen e rëndë e ka denoncuar vetë familja e vajzës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Menjëherë pas këtij denoncimi, blutë e Beratit kanë ndjekur rastin, duke dërguar fillimisht vajzën 5-vjeçe në Spitalin Rajonal të qytetit. "Balkanweb" bën të ditur se nga vizita mjekësore që është kryer nga mjekët specialistë ka rezultuar se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual, që sipas mjekëve nuk ishin finalizuar. Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec.

Mësohet gjithashtu se ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri tani askush nga banorët e lagjes nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Pasi e mitura është marrë në pyetje, në prani edhe të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Burimi: balkanweb.com