Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një fëmijë 5-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Berat dhe policia njofton se S.K., është arrestuar nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat.
Njoftimi:
Berat
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
