Nga Shqipëria / E Premte 19 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ 50 raste të reja sot, ja qyteti me numrin më të madh të të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 330 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 50 persona me Covid-19, kontakte të rasteve të mëparshme dhe raste të reja. 

Përkatësisht 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës dhe Fier, 3 në Korçë, nga 2 raste në Korçë dhe Elbasan, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1114.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Kruja, me leukozë akute, i konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 64 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, 1 të intubuar.

Në vendin tonë janë 682 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.