Epidemiologu Artan Simaku ishte së fundmi në një lidhje direkte për "Pa Protokoll", ku ka folur rreth shtimit të rasteve të reja. Pavarësisht situatës aktuale, Simaku u shpreh se nuk asnjë shans që të rikthehet izolimi i qytetarëve.
"Nuk rrezikojmë që të rikthehet izolimi. Pse nuk rrezikojmë? Sepse është një numër që e kemi thënë, se me hapjen dhe me rikthimin e normalitetit, edhe në zonat e gjelbërta, aty ku nuk kishte fare raste gjatë karantinës, pritej që me shtimin e kontakteve në popullatë të kishte një numër të ulët, të qëndrueshëm të këtyre rasteve. Ditët e fundit numri ka qenë paska më i lartë se ç'pritej. Kjo ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga popullata", u shpreh ai.
