Kuvendi ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në aktin normativ, të cilat kanë të bëjnë me protokollet e rrepta për mbrojtjen nga Koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se te këto ndryshime përfshihet vendosja e distancës në studio dhe se ndërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur punën e tyre në një periudhë të caktuar kohore.
Ndryshimet e miraturara që hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare
Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave vendosi:
Neni 1
Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:
Pika 13 ndryshohet, si me poshte vijon:
“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.
Pas pikes 20 shtohet pika 21, me kete permbajtje:
“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.
Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.
Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.
Neni2
Ky akt normativ hyn ne fuqi botohet ne “Fletoren zyrtare”
Burimi: "Abc News"
