Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 18:06

Për herë të parë, Klea Huta tregon një foto të plotë të vogëlushit të porsalindur

Pak ditë më parë çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Çifti vendosën ta pagëzojnë djalin me emrin e veçantë Krid.

Deri më sot ata ishin kujdesur që të ruanin privatësinë e vogëlushit duke postuar vetëm foto ku shfaqeshin duart e tij të vogla e ku nuk mungonin dedikimet plot dashuri.

Por sot Klea ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar për herë të parë një foto të plotë të Kridit. 

Moderatorja e ka vendosur Kridin në shtrat dhe ka shkrepur këtë foto duke u siguruar që mos t'ja tregojë portretin.

"Më ndryshove jetën", u shpreh Klea pas ardhjes në jetë të Kridit.