Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 18:06

'Nuk më pushojnë lotët', Jonida Vokshi tregon foton e parë të vajzës së porsalindur

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë sot prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Emi (një emër i menduar që gjatë shtatzënisë).

Së fundmi Jonida ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foton e parë të vogëlushes. Në foto shihet vetëm dora e saj e vogël e cila po mban gishtin e Besnikut.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit emocionet e t'u bërit nënë, teksa shkruan se nuk i pushojnë akoma lotët e lumturisë. "Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone Besnik! Faleminderit Zot per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove", ka shkruar Jonida krahas fotos.