Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eris Grezda prej disa muajsh janë në një lidhje që është komentuar shumë nga mediat dhe është pranuar tashmë edhe nga vetë ata.

Lidhja e Oriolës me Erosin u zbulua gjatë karantinës, ku të dy publikonin foto nga e njëjta shtëpi.

Së fundmi modelja ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar me bikini të bardha dhe me një kapele të madhe. Erosi, të cilin më parë nuk e kemi parë të komentojë shpesh në fotot e Oriolës, nuk i ka rezistuar dot kësaj poze.

Ai ka komentuar disa emoji me sytë me zemra ndërsa Oriola gjithashtu i është përgjigjur me zemra.

Pak kohë më parë "Panorama" bëri të ditur se dyshja janë gati të shkëmbejnë unazat dhe se tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit.

