Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 21:09

'Jam martuar me një grua që më kupton', aktorja e njohur dhe partnerja i japin fund beqarisë

Aktorja e njohur Raven Symone është martuar në moshën 34-vjeçare. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto pranë partneres, Miranda Manday, në të cilën shihen të përqafuara dhe të buzëqeshura. Symone i ka dedikuar partneres fjalët më të ëmbla, duke treguar se ajo e kupton si në hidhërim ashtu dhe në gëzim.

“U martova me një grua që më kupton nga hidhërimi në gëzim, nga mëngjesi në mesnatë, nga skena në shtëpi. Të dua Znj. Pearman-Maday! Jemi të martuara tani”, ka shkruar aktorja krahas fotos.