Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 22:10

Maskat të detyrueshme: Këto 5 fluturime kryhen nesër nga Rinasi dhe anasjelltas

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka njoftuar se të nesërmen do të zhvillohen pesë fluturime nga vende të ndryshme të Evropës. Fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje janë:

Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)

Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim

Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim

Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim

Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk

 

Njoftimi:

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.â ?

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.â ?â ?

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.â ?

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.â ?â ?

Ju faleminderit për bashkëpunimin!