Çiljeta dhe Alban Hoxha janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre është komentuar shumë në media, por këngëtarja ka preferuar të tregohet e rezervuar në deklaratat mbi jetën private.

Së fundmi "Panoramasport.al" ka bërë me dije se Çiljeta është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Albani do të kenë së shpejti fëmijën e parë së bashku.

Këngëtarja është në muajin e parë të shtatzënisë dhe gjithçka po shkon mjaft mirë. Kujtojmë se Çiljeta është nënë e një djali, të quajtur Fernando.





