Ermal Mamaqi ka njoftuar se me datë 15 Qershor do të mbajë një Webinar, ose ndryshe një Trajnim Online. Për të gjithë të interesuarit ka një lajm të mirë: trajnimi, i cili zakonisht shitet 200 euro, do të jepet falas nëse regjistroheni tani dhe rezervoni vendin tuaj.
Në këtë Webinar do të mësoni si të keni sukses dhe formula suksesi, si të fokusoheni te gjërat pozitive, si të ndryshoni besimet që iu pengojnë, si të përcaktoni qëllimet që keni në jetë dhe si të motivoheni për të vepruar.
"Nga gjithë trajnimet dhe supertrajnimet që kam marrë këto 20 vite, nga të gjithë librat që kam lexuar, nga të gjitha eksperiencat e mija, gjithë dështimet dhe sukseset në biznes, art, muzikë, televizion, filma, kam nxjerrë formulat e suksesit të cilat do t'i ndaj me ju. Nëse do të mësosh sekretet se si ja kam dalë që çdo projekt ta kthej në sukses, regjistrohu falas", shprehet Ermali në një video të postuar në Instagram.
Webinari ka vende të limituara prandaj nxitoni të regjistroheni! Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://ermalmamaqi.lpages.co/mendo-ndrysho-fito/
