Pas sherrit të përfolur me Majkun, Capital T reagoi me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai etiketoi reperin në Instagram dhe i shkruante të takoheshin më vonë. "Shihemi pak më vonë", shkruante Capitali.

Pas tij ka reaguar për herë të parë dhe Majku, i cili i ka kthyer reperit një përgjigje publike. "Shihemi", shkruan ai në një postim në Instastory. Këto postime kanë lënë të kuptohet se dyshja nuk janë zënë, siç është përfolur në media.

Kujtojmë se gjithçka filloi nga disa postime në rrjete sociale. Mendohej se shkak për zënkën e tyre ishte bërë bashkëpunimi mes Capitalit dhe Ledrit, që do të publikohet nesër.








