Pak ditë më parë në media u përfol se Capital T dhe Majk i kanë dhënë fund miqësisë me njëri-tjetrin. Shkak për këto aludime u bënë dy postime në Instastory-t e tyre. (Lexo këtu)

"Prive.al" shkruante se zënka mes tyre kishte ardhur si pasojë e duetit mes Capitalit dhe Ledrit, i cili do të publikohet të premten.

Së fundmi Capitali ka reaguar në lidhje me këto lajme. Ai i është drejtuar Majkut publikisht duke e pyetur nëse e ka me të. "Nga je? Si?", ka shkruar reperi në një postim në rrjete sociale. "A thua janë për mua more?", ka vazhduar Capitali.

Po ashtu në një postim tjetër, reperi i është drejtuar sërish Majkut duke shkruar: "Shihem pak ma vone". Postimet e tij, të lënë të kuptosh se mes tyre nuk ekziston ndonjë problem por gjithsesi mbetet të presim dhe një reagim nga Majk.







