Gjashtë raste me Covid-19 u konstatuan 24 orët e fundit në Durrës. Dy prej tyre janë konstatuar pas paraqitjes në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se dy personat janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.
Top Channel bën të ditur se burri dhe komshija kanë rezultuar pozitive me Covid, e ndërsa gruaja negative.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
