Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 13:01

Rudina Hajdari përlotet në Kuvend: Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në seancën plenare pas shkarkimit të nënës së saj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari me argumentin se ajo nuk justifikonte dot pasurinë. Hajdari u shpreh se pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të besojë në Reformën në Drejtësi.

"Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Dhe pa dyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që thonë që unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi. Dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar…do ta mbështes këtë Reformë deri në fund", tha Rudina Hajdari.