Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 13:01

Vrasja e Marvi Mihalit, merret vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit për të akuzuarit

22-vjeçari Marvi Mihali humbi jetën pasi u u vra për një karikues celulari nga 4 persona, në 31 korrik të vitit 2017, ngjarje e cila tronditi kryeqytetin.

Pas një “lufte” 3-vjeçare me policinë e gjykatat, ditën e sotme është marrë vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit. Është vendosur që të lihen në burg autorët e ngjarjes së rëndë.

"Gazeta Reforma" bën të ditur se Apeli ka vendosur 19 vite burg për Devi Bitrajn dhe 12 vite burg për secilin prej personave të implikuar.

Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët nuk hoqën dorë kurrë që drejtësia të vihej në vend për humbjen e djalit të tyre.