Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ Rritet sërish numri, 66 raste të reja sot, 32 raste prej tyre vetëm në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 280 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 66 persona me Covid-19, kontakte të rasteve të mëparshme dhe raste të reja. 

Përkatësisht 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast në Tropojë, Lezhë dhe Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1086.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 67-vjeçar nga Shkodra, i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 55 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.

Në vendin tonë janë 663 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.