Nga Shqipëria / E Enjte 18 Qershor 2020, 11:11

Babë e bir/ Gaz Paja vendos në gjumë djalin por ninulla e tij ka diçka që nuk shkon

Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira në tetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Dard.

Çifti ka preferuar t'i ruajë privatësinë të voglit duke mos e ekspozuar shpesh në rrjete sociale. Megjithatë së fundmi Gazi ka publikuar një foto ku shfaqet duke e vendosur në gjumë vogëlushin me një ninullë.

Mirëpo fjalët e ninullës duket se aktorit nuk i pëlqejnë aspak.

"Dhe përsëri kënga thotë ‘fli biri nënës fli", shkruan Gazi.

Ndonëse nuk e ka treguar portretin e tij, Ira ka zbuluar se Dardi është një kopje e vogël e Gazit.