Nora Istrefi dhe Melinda Ademi janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar, mirëpo nuk pritej një bashkëpunim mes tyre.

"Prive" ka zbuluar se dyshja janë bërë bashkë dhe do të vijnë së shpejti me një këngë. Kjo është hera e parë që Nora dhe Melinda bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Titulli i këngës apo data e lançimit nuk është zbuluar ende, por me siguri do pritet shumë mirë nga fansat.




