Biznesmenia Rezarta Shkurta ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto ku shfaqet në pishinë dhe e veshur me rrobabanjo. Ajo ka ulur disi kokën dhe ka pozuar serioze, siç bën në çdo foto.

Me anë të mbishkrimit që i ka lënë fotos në fjalë, Rezarta ka zbuluar se përse nuk qesh kurrë në foto. Ajo ka treguar se pas çdo fotoje që publikon, fshihet një super sherr me të shoqin, i cili nuk i realizon kurrë foton e dëshiruar.

Siç duket Rezartën e zë halli sa herë dëshiron të postojë, pasi vështirë t'i realizohet një foto ashtu siç ajo e kërkon. "E dini pse une nuk qesh asnjeher ne foto? Sepse pas cdo fotoje time, fshihet nje super sherr nga pas kuintave! Fjalia fillon me: Si eshte e mundur, une fotografoj te gjithe mua sme shkrepet nje foto e hajrit. Dhe ne fund pas nje lufte me ne fund me zor me shkrepet nje foto, dhe kuptohet qe fytyra ime eshte keshtu. Vajzat qe i dashuri, burri i ben foto te bukura pa ankesa jane te perjashtuara te bejne koment ketu", shkruan biznesmenia krahas fotos.

Rezarta ka marrë komente të shumta, mes tyre dhe një nga Oen Nallbani, i cili shkruan: "Ermal Hoxha epo t'i bësh super foto e të rrijë duke u ankuar vetëm gruan tënde kam parë." "Vetëm ti ma qan hallin", ka replikuar Ermali.










