Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 17:05

Ikën flokët e gjatë, Dhurata Dora i pret shkurt fare

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora tregohet shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga më të ndryshmet nga përditshmëria.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Dhurata ka treguar se ka ndryshuar look. Ajo ka prerë flokët deri te supet dhe duket shumë e kënaqur me ndryshimin e bërë.

Kujtojmë se përgjatë kësaj periudhe janë të shumtë personazhet e njohur që kanë bërë ndryshime në pamjen e tyre.