Për familjen e Cristiano Ronaldos kjo është një ditë shumë e veçantë. I biri, Cristiano Jr feston ditëlindjen dhe mbush 10-vjeç.

Ronaldo e ka surprizuar të birin me dhuratën perfekte për djemtë që e duan futbollin. Ai i ka dhuruar të birit një palë këpucë sportive "Mercurial Safari", të cilat kushtojnë plot 278 euro.

Futbollisti i ka veshur dhe vetë një palë të tilla dhe ka dalë bashkë me të birin për të luajtur futboll.

Cristiano ka publikuar në rrjete sociale një foto me të birin, krah së cilës shkruan: "Unë nuk mundem ta besoj se djali im është 10 vjeç! Si kalon koha...gjithmonë ke qenë dhe mbetesh një burim krenarie për babanë që të do kaq shumë! Urime qenush, paç një ditë të lumtur! Të dua shumë!"






