Me datë 12 Qershor Shqipëria priti turistët e parë për këtë sezon veror. Në aeroportin e Rinasit zbarkuan 192 turistë nga Bjellorusia. Që nga fillimi i pandemisë Bjellorusia ka 56.032 të infektuar dhe 324 humbje jetësh.
Për këtë arsye epidemiologu Taulant Muka, në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" u shpreh se është e prapecendentë që të vijnë në Shqipëri turistë nga vende që janë vatër e madhe infeksioni.
"Sot Shqipëria është e izoluar. Fatkeqësisht nuk mund të lëvizim në asnjë vend të Bashkimit Europian. Turistët po i sjellim nga Turqia, Bjellorusia, Polonia, Ukraina, që janë vatra të mëdhaja infeksioni. Pra po importojnë raste pa i karantinuar dhe pa i testuar. Nuk e kuptoj këtë strategji. Kjo situatë mund të zgjasë 1 vit apo 1 vit e gjysmë. Për Shqipërinë mund të zgjasë më shumë në varësi të strategjisë që zbatohet", u shpreh ai.
