Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kategoritë në nevojë, të cilat do të përfitojnë falas tekstet shkollore, për vitin shkollor 2020-2021.
Sipas këtij vendimi, nxënësit deri në klasën e 12-të, që kanë kushte të vështira socio-ekonomike do t'i marrin falas librat. Ministrja Besa Shahini ka njoftuar se janë mbi 250 fëmijë që do të përfitojnë.
"Zgjeruam skemën e librave falas!
Sapo u miratua në Këshillin e Ministrave propozimi i Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
për të mbuluar me #librafalas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të.
Nxënësit romë dhe egjiptianë, sikurse nxënësit me aftësi të kufizuara apo nxënësit përfitues të asistencës sociale - grupe tashmë të përfshira ne skemën e librave falas - kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme. Kjo na brengos akoma më shumë tani që gjendemi në situatë pandemie.
Por, me vendimin e sotëm, në kuadër të politikave gjithëpërfshirëse arsimore, ne do të ulim më tej koston e familjeve për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe do të përmirësojmë më tutje qasjen e nxënësve në arsim.
Kësaj skeme përfituese i shtohen të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta duke arritur në mbi 250 mijë numrin e nxënësve përfitues (të gjithë nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të).
Përkundër presionit të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë COVID-19 që rëndon mbi buxhetin publik, politikat që sigurojnë #gjithëpërfshirje në arsim i kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë gjithmonë", ka njoftuar Shahini.
