Shumë personazhe të njohur të Showbizit kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet në Dhërmi. Kështu dhe çifti shumë i dashur për publikun, Alfio dhe Fatma, të cilët kanë nisur pushimet e para me vogëlushin e tyre.

Alfio ka publikuar në rrjete sociale disa foto të ëmbla pranë Fatmës dhe krahas tyre shkruan se dashuria e tyre rritet nga dita në ditë, pavarësisht gjithçkaje. "Në fatin e mirë dhe të keq, dashuria rritet dita ditës", ka shkruar ai.

Romanca nuk ka mbaruar me kaq pasi ka vazhduar dhe në komente. "Deri në fund", i shkruan Fatma. "Para dhe pas", ka replikuar Alfio.






