Kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme. Incidenti ka ndodhur jashtë Parlamentit britanik, teksa një protestues i është drejtuar eskortës së kryeministrit.
Makina e tij ka bërë një frenim të papritur dhe si pasojë njëra nga makinat shoqëruese të eskortës ka përplasur automjetin e Jonhsonit.
Fatmirësisht aksidenti nuk është shoqëruar me të lënduar, vetëm me dëme materiale. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri ka qenë brenda në automjet gjatë aksidentit.

Burimi: "Yahoo.com"
