Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 22:10

E trishtë/ Sëmundja i merr jetën biznesmenit të njohur shqiptar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një biznesmen i njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Arian Musan, i cili prej vitesh ka investuar në sektorin e shitjes së makinave në vend.

Musa, i njohur nga të gjithë si "Nosha" ka humbur jetën nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.