Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 21:09

Siç nuk e kishim parë asnjëherë, Delinda Disha bën ndryshimin e papritur në pamje

Me ardhjen e sezonit veror shumë nga VIP-at shqiptarë kanë bërë ndryshime në look-un e tyre. Dikush ka prerë flokët dhe dikush i ka lyer. Këtij ndryshimi nuk i ka rezistuar as aktorja Delinda Disha.

Ajo i ka surprizuar të gjithë ndjekësit me ndryshimin e bërë në pamje, teksa me anë të disa fotove në rrjete sociale ka zbuluar se nuk është më brune. Delinda është bërë bjonde dhe ky ndryshim drastik është pritur me shumë komplimente nga ndjekësit e saj.

Aktorja ka pozuar e buzëqeshur, duke treguar se ndihet shumë e lumtur me ndryshimin e bërë.