Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 19:07

'I pëlqen pamja', Gjiko i bën Elitës foton super seksi me rrobabanjo

Çifti shumë i dashur për publikun, Gjiko dhe Elita Rudi prej ditësh po shijojnë pushimet në Dhërmi, së bashku me vogëlushin Zëri. Ato kanë publikuar vazhdimisht në rrjete sociale, foto të ndryshme nga momentet më të ëmbla familjare.

Së fundmi Gjiko ka treguar aftësitë e tij si fotograf, teksa i ka shkrepur të shoqes një super foto me rrobabanjo! Foton në fjalë Elita e ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dhe ka marrë komplimente të shumta.

"Atij i pëlqen pamja", ka shkruar Elita krahas fotos dhe ka etiketuar Gjikon, duke bërë të ditur që shkrimi i dedikohet atij.