Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 16:04

'I pavdekshëm!', spikeri i njohur shqiptar bën deklaratën e papritur për ekstremistin Kacifas

Gazetari i lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka shkaktuar një reagim të ashpër në rrjet pas veprimit të tij të fundit. Paço ka reaguar me emoji në statuset për ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë në Lazarat dhe jo vetëm kaq. 

Spikeri në një koment ka shkruar "i pavdekshëm" referuar figurës së Kaçifas, bën të ditur "newsbomb.al".

Pas këtij veprimi, Paço ka marrë reagime të ashpra, aq sa është detyruar të mbyllë rrjetet sociale.