Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 12:12

'Gruaja më e mirë që kam pasur', Adil Rami tregon hapur ç'bënte në shtrat me Pamela Anderson

Adil Rami dhe Pamela Anderson dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por lidhja e tyre 2 vjeçare mori fund verën e kaluar. Ylli i Baywatch e akuzoi Ramin për tradhëti dhe dhunë ndërsa ky i fundit i mohoi.

Sipas një prej ish-shokëve të tij të skuadrës, 34-vjeçari ka folur edhe për jetën e tij seksuale me Anderson.

"Rami na tha gjëra interesante për Pamelën", u shpreh Aleksandr Kokorin. "Normalisht të gjithë ishim të interesuar për të ditur sesi ishte ajo në krevat. Ndërsa Rami u shpreh se ishte gruaja më e mirë që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij".

"Na tha që ai dhe Pamela e bënin 12 herë brenda natës. Mua as nuk më vjen turp të ndaj me ju një informacion të tillë", u shpreh ai.