Shoqata e Transportit Publik ka protestuar sot para Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe përpara Ministrisë së Financave, duke kërkuar hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë.
Ajo që spikati në protestën e tyre ishte përfshirja e “Turit” personazhit në provimin e maturantëve.

“Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, apo “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”, shkruhej në disa prej pankartave.

