Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ Humb jetën 82-vjeçarja me koronavirus në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë njofton se një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 38.

Aktualisht në shërbimin Infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.