Stresi ka rënë sërish në telashe me policinë e këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje live në Instagram. Reperi është ndaluar nga policët pasi po udhëtonte me makinën e tij me shpejtësi tej normave të lejuara.
Stresi shprehet i indinjuar që policët e kanë ndaluar dhe i akuzon se gjithçka ia bëjnë kastile.

"Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt", u shpreh reperi.

