Është shuar mëngjesin e sotëm një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare, Moikom Zeqo. "Shqiptarja" raporton se Zeqo u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë, leucemi akute dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.
Zeqo është autor i 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë dhe veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja.

Në fillim të viteve '90, ishte pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas u shkëput nga politika dhe u zgjodh drejtor në Muzeun Kombëtar, duke mos reshtur se qeni kritikë ndaj çështjeve të ndryshme politike.
