Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 12:12

Stresi 'e dogji' me shoqërinë për ditëlindje, por veprimi i Keisit mori vëmendjen e të gjithëve

Reperi Stresi festoi mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe mbushi plot 33 vjeç. Stresi organizoi një super festë me miqtë e tij më të ngushtë, ku nuk mungoi shampanja e fishekzjarret.

"Vetem zoti e di sa jam i gezuar", u shpreh Stresi.

Ndërkohë të gjithë prisnin një urim nga Keisi, por kjo e fundit deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Madje bukuroshja ka tërhequr vëmendjen duke postuar një foto me rrobabanjo gjatë pushimeve, duke treguar se nuk i intereson aspak çfarë bëhet me ish partnerin.

"Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri. Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë", u shpreh Keisi pak ditë më parë.